Top News-Ushtri e Polici, në ‘luftë’ me motin e keq/1780 trupa, operacione shpëtimi në Lezhë-Shkodër

preview_player
Показать описание
Shkodra dhe Lezha janë qarqet me më shumë probleme nga reshjet e dy ditëve të fundit në vend. Emergjencat civile janë përpjekur të minizojnë dëmet, por shumë banesa janë nën ujë, disa familje janë evakuuar e të tjera vijojnë të jenë të rrethuar nga uji. Përfaqësues të kabinetit qeveritar kanë qenë në terren, por më shumë se kaq, ushtria dhe policia prej orësh vijojnë gjendjen e gatishmërisë.
Plotë 1780 trupa ushtarake, policore dhe zjarrfikësesh kanë qenë pjesë e operacioneve të shpëtimit. Shifrat e njësive të emergjencave civile janë bërë publike nga ministri i mbrojtjes, sipas të cilit 570 trupa nga Forca e Armatosura, 495 nga njësitë zjarrfikëse, 400 Forca nga Policia Shtetit dhe 315 të tjera nga vullnetarët, pa llogaritur këtu edhe ekipet e shërbimit mjekësor.
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, reshjet e shiut kanë vazhduar me intensitet të ulët gjatë natës dhe të lokalizuara. Aktualisht janë vetëm 26 familje me 99 anëtarë të evakuuar, nga 52 familje dhe rreth 318 banorë që ishin dje. Të tjerët janë kthyer në banesat e tyre.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Shkodër#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Zoti I ndihmoft dhe suksese ne mbrojtjen e jeteve

alexkobra