Spitalet e mbushura me pacientë, gripi stinorë prek fëmijët (7 Shkurt 2005)

preview_player
Показать описание
Lajme Arkiva 2005

Neglizhenca e prindërve e mos kurimi në kohë qon deri në raste vdekje. Situata e shfaqur si rrufë e me temperaturë të lartë ka shtuar rastet e të prekurve, por mjekët pediatër të kryeqytetit nuk përjashtojnë mundësinë vdekjeprurës, por as nuk konfirmonte kenë ndodhur raste të tilla. Vihet re më shumë paraqitje dhe vizita në poliklinika.

Të tjerë dëgjohen të trajtohen në shtëpi ndërkohë që mjekë e konsiderojnë infeksion stinorë që kërkon kujdes më të madh tek ekstremet e moshave.

“Të gjitha infeksionet, duke përfshirë dhe këto që ne i quajmë infeksione virale, por që janë infeksione stinore praktikisht sepse nuk kemi ndonjë studim të përcaktuar që është virus apo çfarë tipi virusi është dhe mbetet gjithmonë në kuadrin e infeksioneve ose katareve stinore të kësaj periudhe. Ka raste të cilat japin nga njëherë komplikacione dhe pasoja që mund të qojnë edhe deri në vdekje sigurisht si të gjitha infeksionet e tjera që mund të qojnë edhe këto deri në vdekje. Pranohen teorikisht dhe shkencërisht që ky tip infeksionesh mund të qojnë deri në raste ekstreme që është vdekja. Një ndër shenjat e këtyre infeksioneve është ngritja e menjëhershme e temperaturës që mund të shkojë mbi 39-të. Në këto raste unë do të sugjeroja që prindërit të jenë të vëmendshëm, e para duke e insistuar duke i bërë një banjë, t’i fus një supostë ose t’i japi paracetomol nga goja dhe pastaj të adresohen tek qendrat mjekësore.”

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме