1030 paciente me covid te shtruar ne Maqedoni | Lajme - News

preview_player
Показать описание
Në Maqedoninë e Veriut rreth 400 pacientë trajtohen në Spitalin Covid të Shkupit, kurse 630 të tjerë në qendrat tjera të vendit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se për momentin janë të lirë rreth 300 shtretër dhe se përhapja e virusit dukshëm është ngadalësuar në krahasim me muajin e kaluar, kur thuajse të gjitha Covid-qendra ishin të mbushura me pacientë.
Në Maqedoninë e Veriut ende nuk ka një informacion të saktë se kur priten vaksinat e para anti-Covid, përpos paralajmërimeve se kjo do të ndodh në fillim të javës së ardhshme. Kjo ka lënë hapësirë që opozita të adresojë kritika se qeveria nuk po përballet dot me Covid-19 sikurse vendet tjera të rajonit.
“Ne tani bëjmë plane, para Marsit, do të thotë për 3 muaj nga sot bëjmë plane se do të arrijë ndihma prej disa mijëra dozave për disa qindra mijëra qytetarë të Maqedonisë. Nga ana tjetër na thonë se do të furnizohemi me 800 mijë doza për 400 mijë qytetarë. Kur do të arrijnë, unë thash se para Prillit s`ka gjasa, tani do të korrigjohem, ndoshta as edhe në Maj dhe Qershor nuk do të arrijnë”.
Kritikat e opozitës kanë të bëjnë rreth donacionit të vaksinave të paralajmëruara nga Bullgaria, por edhe për sasitë e dakorduara të vaksinave përmes mekanizmit Covax.
Tv Klan

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме