Top Channel/ Situata në Hawaii e rëndë, humbin jetën 36 persona! Turistët braktisin vendin

preview_player
Показать описание
Situata në Hawai është tepër e rëndë për shkak të zjarreve masive që kanë përfshirë vendin, ndërsa deri më tani janë regjistruar të paktën 36 viktima.
Më i goditur mbetet ishulli Maui, ku qyteti historik Lahainas është shkrumbuar i gjithi nga flakët tashmë të pakontrollueshme.
Spitalet në ishull janë të mbingarkuara me pacientë të djegur dhe persona që kanë probleme me frymëmarrjen si pasojë e tymit.
Flakët janë përhapur më shpejt nga erërat e forta, të cilat kanë shkatërruar qindra ndërtesa dhe djegur shumë zona.
Mijëra persona janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre, pasi në zonën e zjarreve është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Mediat vendase raportuan se disa persona u hodhën në oqean për t’u shpëtuar flakëve që përhapeshin me shpejtësi.
Ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke vijuar punën për të gjetur shumë persona të zhdukur, fati i të cilëve nuk dihet.
Ndërkohë turistët janë larguar të alarmuar për shkak të situatës së rëndë, ndërsa vizitorëve që pritej të mbërrinin në ishull iu bë thirrje për anulimin e pushimeve.
Zjarrfikësit janë ende në luftë me zjarret, ndërsa helikopterët janë duke hedhur ujë nga lartësia.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Hawaii#Turistet#TopChannelNews
Рекомендации по теме