Top News - 36 viktima nga zjarret/ Joe Biden shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Hawai

preview_player
Показать описание
Situata në Hawai është tepër e rëndë për shkak të zjarreve masive që kanë përfshirë vendin, ndërsa deri më tani janë regjistruar të paktën 36 viktima.
Për këtë arsye, Presidenti I SHBA-ve Joe Biden ka vendosur të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Në këtë mënyrë, I hapet rruga ndihmave qeveritare për rindërtimin e ishullit, teksa vijojnë përpjekjet për njerëz të mbijetuar.

Më i goditur mbetet ishulli Maui, ku qyteti historik Lahainas është shkrumbuar i gjithi nga flakët tashmë të pakontrollueshme. Spitalet në ishull janë të mbingarkuara me pacientë të djegur dhe persona që kanë probleme me frymëmarrjen si pasojë e tymit.

Flakët janë përhapur më shpejt nga erërat e forta, të cilat kanë shkatërruar qindra ndërtesa dhe djegur shumë zona.

Mijëra persona janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre, pasi në zonën e zjarreve është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Mediat vendase raportuan se disa persona u hodhën në oqean për t’u shpëtuar flakëve që përhapeshin me shpejtësi.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke vijuar punën për të gjetur shumë persona të zhdukur, fati i të cilëve nuk dihet.

Ndërkohë turistët janë larguar të alarmuar për shkak të situatës së rëndë, ndërsa vizitorëve që pritej të mbërrinin në ishull iu bë thirrje për anulimin e pushimeve.

Zjarrfikësit janë ende në luftë me zjarret, ndërsa helikopterët janë duke hedhur ujë nga lartësia.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#JoeBiden#TopNews#TopChannel
Рекомендации по теме