Top News - Marrëveshja Kosovë-Serbi në Ohër/ Opozita serbe reagon kundër Aleksandër Vuçiç

preview_player
Показать описание
Arritja e marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovës e Serbisë, ka sjellë reagimin e disa liderve të partive opozitare serbe.
Pavle Gërboviq, kryetari i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, e cilësoi si lajm shumë të rëndësishëm normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për faktin se kjo marrëveshje, do të bëhet pjesë e kornizës së negociatave dhe pjesë e kapitullit 35 në negociatat e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Edhe lideri i lëvizjes së djathtë Dveri, Boshko Obradoviq, reagoi lidhur me takimin mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandë Vucic.
Obradoviq vlerësoi se zgjidhja e vetme e krizës politike është dorëheqja e presidentit Vuçic dhe bëri thirrje për tubime të qytetarëve kundër planit evropian.
Ai theksoi se Vuçic në mënyrë të paautorizuar ka marrë përsipër obligimin” në Ohër që të fillojë zbatimin e Marrëveshjes që e ka pranuar më 27 shkurt në Bruksel, të cilën Obradoviq e ka vlerësuar si një lloj grushtishteti.
Kundër pranimit të Marrëveshjes është edhe kryetarja e partisë së djathtë serbe Zavetnici (Të betuarit), Milica Gjurgjeviq-Stamenkovski.
Ajo u shpreh se Vucic u pajtua me ultimatumin “në tërësinë dhe në kapacitetin e plotë të tij”.
Marrëveshja me 11 nene, e bërë publike më 27 shkurt, nuk e detyron Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.
Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Kosove#Serbi
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

👐🇦🇱❤️VIVE ALBANIA SHQIPËRIA❤️🇦🇱👐👐🇦🇱DARDANIA IS ALBANIA 🇦🇱👐
👐🇦🇱❤️KOSOVO IS ALBANIA❤️🇦🇱👐
👐🇦🇱❤️ÇAMËRIA IS ALBANIA❤️🇦🇱👐
👐🇦🇱❤️EPIRI IS ALBANIA❤️🇦🇱👐
👐🇦🇱❤️ILIRIDA IS ALBANIA❤️🇦🇱👐
👐🇦🇱❤️MALËSIA IS ALBANIA❤️🇦🇱👐
👐🇦🇱❤️SANXHAKU IS ALBANIA❤️🇦🇱👐
👐🇦🇱❤️PRESHEVA IS ALBANIA❤️🇦🇱👐
👐🇦🇱❤️BOJANOCI IS ALBANIA❤️🇦🇱👐
👐🇦🇱❤️TIVARI ULQINI TUZI IS ALBANIA❤️🇦🇱👐
👐🇦🇱❤️PODGORICA IS ALBANIA❤️🇦🇱👐
👐🇦🇱❤️JEMI NJË SHQIPËTAR❤️🇦🇱👐

FZEZ
Автор

E keni normanilizu keni dhi nto keni ba marrveshje te hamamit

theonlyone