filmov
tv
Tv Klan - Basha: Berisha dështoi ta kthejë PD-në në bunker
Показать описание
Përshkallëzimi i betejës mes tranzicionit dhe të ardhmes e konsideroi Lulzim Basha atë që ndodhi të shtunën në selinë blu gjatë një konference për mediat vetëm pak minuta pasi prej aty ishte larguar Komisioni i Rithemelimit dhe ish-Kryeministri Sali Berisha.
Ai nuk e fshehu trishtimin për ngjarjet në PD, por theksoi se Sali Berisha dështoi ta kthejë këtë forcë politike në bunker të interesave të tij.
“Unë e di se eksitimi përballë kësaj skene dhune, eksitimi që nuk fshihte dje e ka shoqëruar dhe sot siç ka shoqëruar dhe një bashkudhëtar tjetër të tijin Edi Ramën në skena si ato të 21 janarit. Këtu janë të dy njësoj, të ngjashëm dhe këtu ndahem me të dy. Sali Berisha ndonëse dështoi me turp ta përdorte shtëpinë e demokratëve si bunkerin e tij, nuk e fsheh eksitimin”.
Për të përfituesi i vetëm nga e gjithë ajo që po ndodh në PD është Kryeministri Edi Rama.
“Njeriu që po bën gjithçka për të mbuluar skandalin e inceneratorëve. Njeriu që kanabizoi Shqipërinë, njeriu i 1001 skandaleve doli sot dhe na shiste moral dhe këtë ia mundësoi vetëm Sali Berisha. Të lidhur në një binom, njëri i shpallur non grata dhe tjetri me të gjitha rekordet për t’u shpallur non grata”.
Por pavarësisht pasojave të kësaj situate, Basha tha se është i vendosur për ta çuar përpara betejën e tij.
“Mbyllja e tranziscionit duhet të kalojë përmes provave të dhimbshme sic është kjo dhunë që eksiton Sali Berishën dhe Edi Ramën. Vendosmëria ime është e pa lëkundur, të qëndrojmë në këtë betejë për demokratët, të ndërtojmë edhe nga fillimi aty ku është e nevojshme”.
Akuzave të Berishës se ka nxjerrë armë nga selia gjatë natës për t’i shpëtuar policisë, Basha iu përgjigj:
“Në fakt kjo hedh poshtë gënjeshtrën e përbashkët të Sali Berishës dhe të Edi Ramës sikundër i shkau goja që tha që unë paskam nxjerrë armë natën sepse kishte frikë se mos i kapte policia. Tani, të zgjedhë ose policia dhe Edi Rama janë me mua ose policia dhe Edi Rama janë kundër meje dhe unë nxirrkam armët në sekret nga policia”.
Basha tha se dhuna ishte e njëanshme, nga ana e atyre që ai i cilësoi si banditë të sjellë nga ish-Kryeministri, ndërsa mohoi që Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi të ketë lidhje me dhunën dhe përdorimin e lëndëve kimike.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Комментарии