Tv Klan - Berisha: Opozita dështoi, Basha përgjegjës

preview_player
Показать описание
Demokratët e Durrësit e pritën Sali Berishën me thirrje kundër kryetarit të partisë Lulzim Basha.
Ish-Kryeministri u kërkoi ndjesë durrsakëve për heshtjen e gjatë në këto 8 vite ndaj atyre që i quajti dështime të njëpasnjëshme të Lulzim Bashës.
“Gabimi im qëndron se në rast se unë me të vërtetë u tregova jashtëzakonisht i vëmendshëm në çështjet që rendita më sipër, u tregova i heshtur ndaj zhvillimeve në PD”.
Lulzim Bashës i përsëriti se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet dhe se në të krahas shkarkimit të atij që e cilëson peng kryetar do të paraqesë edhe një platformë për rimëkëmbjen e Partisë Demokratike, duke bërë pjesë të saj nga ish-themeluesit deri tek deputetët e përjashtuar nga Basha.
“Kuvendin që do mbledhim do sanksionojmë se kurrë një kryetar do grabisë pushtetin e forumeve dhe në momentin e parë që e ben ai automatiksiht nuk është më kryetar. Do hartojmë platformën tonë dhe do ecim drejt fitores sonë, ne sot opozitë për të përmbys narkoshtetin. Ne duam Kuvendin që të bahkohemi me të gjithë demokratë që e themeluan këtë parti që rrëzuan komunizmin”.
Berisha tha se Basha i tradhtoi demokratët duke mos denoncuar vjedhjen e zgjedhjeve.
Berisha tha se ka shumë shenja që tregojnë një marrëveshje Rama - Basha duke përmendur edhe projektin e Portit të ri të Durrësit.
“Ne jemi vend anëtar i NATO. Portet dhe aeroportet e vendeve anëtare të NATO janë objekte strategjike me të cilat çdo vend është i detyruar të miratohet, të marrë pëlqimin nga aleanca e Atlantikut të Veriut, kështu që mund t’u them ndonëse do të kenë dhimbje të madhe si krye kreu i Meduzës, siç i them unë Edi Ramës, dhe pengu i tij, se i kanë më duket aferat të përbashkëta tek ky sipërmarrësi, por porti do të mbetet port i Perëndimit”.
Berisha shoqërohej edhe nga shqiptaro-amerikania Evi Kokalari e cila tha se Basha e shiti Berishën për shkak të dosjes për financimin rus të lobimit në Shtetet e Bashkuara.
Ish-Kryeministri Berisha u shpreh i vendosur për të çuar deri në fund nismën e tij për të cilën tha se nuk ka asnjë qëllim personal përveç vendosjes në vend të sovranitetit Partisë Demokratike.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Po keta mbeshtetesit e bashes pse jane ketu, xhaferri psh

jurgen