Top Channel/ Kurti kërkon garanci: I mbajmë zgjedhjet, por të mos përsëritet 23 prilli!

preview_player
Показать описание
Kryeministri Albin Kurti pohoi se mbështet mbajtjen e zgjejdhjeve të reja në veri, por kërkon garanci se nuk do të përsëritet më situata e 23 prillit, kur votimet u bojkotuan masivisht nga serbët lokalë. Lista Serbe “po rrëshqet gjithnjë e më shumë në paligjshmëri” dhe është e vështirë që ajo të bindet për të marrë pjesë në zgjedhje, u shpreh ai.

“Ndërkombëtarët nuk kanë arritur që ta plotësojnë premtimin ndaj meje për pjesëmarrjen e Listës Serbe kur ajo ka qenë shumë më normale se qqë është sot, andaj pjesëmarrja e saj në vijim është edhe më i vështirë”, tha Kurti. Kreu i qeverisë sqaroi se i ka kërkuar Perëndimit të llogarisë “pa rezerva” dhe “pa kursim” në mundësitë e tij, që, siç tha ai, “23 prilli të mos na përsëritet në vjeshtë ose dimër”. Zgjedhjet e reja në veri janë njëra prej detyrave që BE- e SHBA i kanë lënë Prishtinës zyrtare për shtensionimin e situatës në veri.

Përkundër thirrjeve të vazhdueshme të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, Qeveria e Kosovës ende nuk ka lëvizur në drejtim të përmbushjes së tri kërkesave kryesore për shtensionimin e situatës në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposavic, Zveçan dhe Zubin Potok – të banuara me shumicë serbe. Përpos zgjedhjeve, Kosovës i kërkohet gjithashtu të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri dhe që katër kryetarët komunalë përkohësisht të ushtrojnë detyrat e tyre në objekte alternative Ndërsa nga Serbia pretendohet që protestuesit të tërhiqen nga ndërtesat komunale paralelisht me tërheqjen e Policisë së Kosovës.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#AlbinKurti#Zgjedhjet#TopChannelNews
Рекомендации по теме