Top News - Amnisti për emigrantët në Britani/ Avokati shqiptar tregon kush përfiton

preview_player
Показать описание
Kryeministri britanik Boris Johnson pak ditë më parë deklaroi se shumë shpejt do të marrë një vendim për emigrantët që jetojnë në Britani, duke u shprehur se ka ardhur koha që të gjithë që jetojnë në mënyrë të paligjshme, pa dokumente, por që nuk kanë shkelur ligjin, duhet të përfitojnë nga shteti dhe të mos jetojnë në mënyrë ilegale.

Naim Hasani, avokat në Gjykatën Supreme në Britaninë e Madhe tregoi në “Wake Up” kush përfiton nga amnistia, duke bërë të ditur se në Britaninë e Madhe jetojnë afërsisht 100-120 mijë shqiptarë.

“Deklaratat e Boris Johnson janë pak të vonuara me thënë të drejtën, sepse zoti Johnson ka qenë një avokat i mirë i emigrantëve dhe dhënies së një amnistie për emigrantët e paligjshëm qëkur ishte kryebashkiak i Londrës.Jemi në një situatë ku fuqia punëtore nga Bashkimi Europian po shkurtohet masivisht, në mënyrë drastike. Prandaj qeveria britanike kërkon të gjejë fuqi punëtore. Shpresoj që kryeministri Johnson ta kalojë në ligj dhe t’u jepet drita jeshile shqiptarëve dhe të gjithë emigrantëve që jetojnë në Britani. Zoti Johnson e ka thënë shumë qartë, përfitojnë personat që janë sjellë mirë, të mos kenë rekorde kriminale, të kenë disa vite që jetojnë në Britani, mund të jetë 5-10 vite. Ajo që është e rëndësishme është si do ta provojnë ata që kanë jetuar ilegalisht në Britani që nuk kanë asnjë lloj dokumenti si punojnë dhe jetojnë. Kriteret do të jenë shumë të sakta, e dinë që njerëzit nuk kanë evidenca. Mund të jenë ata që u është refuzuar azili ose ata që kanë aplikuar për leje qëndrimi me martesa, por u është refuzuar”

Amnistia për emigrantët është një vendim që do të prekë dhe mijëra shqiptarë që jetojnë prej vitesh në Britaninë e Madhe, por që janë të privuar nga shumë të drejta si pasojë e mungesës së dokumenteve.

Idenë e amnistisë Johnson e ka mbështetur që në të kaluarën, si një politikan që njihet më liberal se shumë prej kolegëve të tij konservator për sa i përket emigracionit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#BorisJohnson#NaimHasani#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

1000 deri ne 1200 mije shqiptare 😳
Keta gazetare a I kuptojne ato qe lexojn? 🙄

abc-ynyl
Автор

Do na jepni ju mend cfar do bej anglia🤨

Autofixwalsall