Top News-Bashkëshortët e vrarë në Francë/Ja kush janë viktimat, në pyetje fëmijët e çiftit

preview_player
Показать описание
Është zbardhur misteri i vdekjes së ciftit shqiptar në qytezën Epinal të Francës, aty ku jetonin dhe punon prej 4 vitesh.
U deshën vetëm 3 ditë hetime intenstive, që grupi hetimor të zbardhte dinamikën e krimit makabër, e cila tronditi mëngjesin e së martës opinionin publik dhe qytezën e Epinalit.
Prokuorori publik i Epinalit, i cili kishte marrë edhe çështjen në ngarkim, në një konferencë për mediat këtë të premte dha detaje konkrete të vrasjes së dyfishtë brenda familjes.
Frédéric Nahon, përpara mediave u shpreh se autori i ngjarjes ka qenë burri dhe se krimi i rëndë ndodhi për cështje tradhëtie.

Shaqir Gashi thuhet se ka masakruar me thikë gruan e tij Kumrije Dervishi, pasi kjo e fundit e kisthte prerë në besë, duke e lënë atë të vdekur në vaskën e banjës.
Pasi autori ka parë që e shoqja e tij ka ndëruar jetë nga goditjet e herëpashershme me thikë, ai më pas ka kryer vetëvrasje duke goditur edhe veten e tij disa herë më thikë.
As fëmijët dhe as një palë e tretë nuk kanë gisht në këtë ngjarje, këtë e vërteton analiza e ADN-së e thikës, tha prokurori i cështjes. Gjë që vërteton edhe më shumë rezultatin e hetimit.

Çifti nga Kosova ishin prindër të 8 fëmijëve, 4 prej të cilëve kanë qenë në banesë kur është regjistruar ngjarja e rëndë. Ata janë marrë në pyetje nga policia për të dhënë
dëshmine e tyre mbi ngjarjen, ndërsa po trajtohen edhe nga një psikolog, pasi qenë vetë ata që panë prindërit e tyre të larë në gjak brenda në vaskën e banjës.
Ngjarja tragjike u regjistrua mëngjesin e së martës, ku ishin banorët e pallatit ata që lajëmruan policinë, pasi dëgjuan të qarat e fëmijëve.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Francë#Viktimat#TopChannel
Рекомендации по теме