filmov
tv
Tv Klan - Dosjet sekrete i hapin telashe Biden-it | Lajme - News
Показать описание
Zbulimi i papritur i dosjeve që përbëjnë sekret shtetëror garazhin e shtëpisë dhe në zyrë private të tij në Uashington, e kanë vënë në vështirësi presidentin amerikan Joe Biden, i cili e ka lënë të hapur mundësinë e një kandidimit për një mandat të dytë presidencial në 2024-ën.
Republikanët që kanë tashmë shumicën në Dhomën e Ulët të Kongresit pas zgjedhjeve të Nëntorit, kërkojnë të dhënat për të gjithë personat që kanë hyrë e kanë dalë në shtëpinë e presidentit në Delaware. Shumica kërkon të dijë se kush ka informacione për përmbajtjen e dosjeve tepër të rëndësishme që datojnë nga periudha para vitit 2017 kur Biden ka mbajtur postin e zv/presidentit në administratën Obama. Republikanët janë gati të hapin edhe një komision hetimor për këto dosje.
Të Enjten, Departamenti Amerikan i Drejtësisë vendosi të nisë hetimet duke caktuar edhe një prokuror special. Hetimet do t’i drejtojë Robert Hur, që ka mbajtur poste të larta drejtuese në këtë departament gjatë administratës së Donald Trump-it. Grupi i dytë i dosjeve sekrete u dorëzua në Arkivën Kombëtare nga vetë avokatët e Biden-it, por në fakt procedura duhej të ishte kryer 5 vite më parë. Vetë presidenti është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me hetuesit.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!