filmov
tv
Tv Klan - Të tjera dokumente sekrete në ish-zyrën e Biden |Lajme-News
Показать описание
Presidentit amerikan Joe Biden i zbulohet një tjetër grumbull dosjesh sekrete të periudhës kur ishte zv/president, në administratën e Barack Obama-s.
Lajmi fillimisht u bë i ditur nga mediat amerikane dhe më vonë gjatë së enjtes u konfirmua edhe nga vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve ai tha se avokatët e tij kontrolluan shtëpitë e tij në Delaëare dhe gjetën një numër të vogël dokumentesh të klasifikuara “sekret” në një garazh të mbyllur dhe ne një dhomë ngjitur.
Presidenti bëri të ditur gjithashtu se avokatët e tij njoftuan menjëherë Departamentin e Drejtësisë dhe se po bashkëpunonin plotësisht për dorëzimin e këtyre dokumenteve.
Dosjet e para që përmbanin 10 dokumente sekrete, iu gjetën Bidenit në Nëntor nga hetuesit e Departamentit Amerikan të Drejtësisë në zyrën që ka pasur në një institut kërkimor për çështje politike në Uashington para se të merrte postin e presidentit.
Në dhomën e Ulët që kontrollohet tashmë nga republikanët pritet të nisë një hetim për këtë çështje. Kur kishin shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët ngriten një konision hetimor për më shumë se 300 dokumente sekrete që iu gjetën ish-presidentit Donald Trump në rezidencën Mar a Lago që nuk i kishte dorëzuar pasi la postin, siç parashikon ligji. Për këtë, është nën hetim nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!