Top Channel/ Protestë masive e minatorëve në Bosnie pas planeve per shkurtim të rrogave

preview_player
Показать описание
Mijëra minatorë boshnjakë protestuan sot në kryeqytetin Sarajevo kundër planeve për shkurtimet e rrogave të sektorit me rreth 30 perqind.

Qeveria thotë se zhvillimi vjen në kuadër të direktivave për “tranzicionin te energjia e rinoviueshme.”

Në të njëjtën kohë prodhimi i qymyrit ka ndaluar në 11 minierat e qytetit prej protestave të punëtorëve.

"Ligji i ri i punës thotë që rroga e një minatori të reduktohet nga 870 në 570 marka boshnjake, pra nga 430 në 290 euro. Nuk duam të punojmë për këtë shumë.
“Le të vijnë ata të punojnë në miniera. Këtë tranzicionin e energjisë ata duan ta bejnë brenda muajit, jo për tre dekada siç duhet të ndodhë”, tha sindikalisti Armel Jekalovic.

Një tjetër minator Omer Bacika, tha se rroga aktuale ishte mjaft e vogël dhe reduktimi është i papranueshëm:
"Si do të mund të jetoj me 300 euro në muaj? Ky është një krim në kurriz të punëtorëve. Ata vete paguhen mire, kurse ne jemi ne mjerim”

Kreu i sindikatës së minatorëve Sinan Husic, tha se të gjithë punonjësit kanë nisur procesin e mosbindjes.
"Prodhimi është ndërprerë në të gjitha minierat. Nga 1 janari ne do të dërgojmë qymyrin me të njëjtin çmim, kurse çmimi i energjisë elektrike po rritet.
“Në këtë mënyra duan të na vrasin”, tha Husiç.
Pamjet: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Protesta#TopChannelNews
Рекомендации по теме