Top Channel/ 'Serbia kundër dhunës', protesta masive në Beograd pas sulmeve që shkaktuan 17 viktima

preview_player
Показать описание
Mijëra qytetarë protestuan në Beograd, pas të shtënave me armë që shkaktuan 17 viktima, mes tyre fëmijë.

Ata ecën nga Kuvendi drejt Gazelës, në shenjë revolte për mënyrëen se si u menaxhuan situatat e rënda që goditën kryeqytetin serb në vetëm dy ditë.

Protesta "Serbia kundër dhunës" filloi në orën 18:00, pas së cilës qytetarët filluan një shëtitje paqësore, por që bllokoi qarkullim për dy orë.

Sipas mediave vendase kjo është konsideruar si protesta më e madhe në Beograd në 10 vitet e fundit.

Në mbështetje të protestuesve nuk ishin vetëm qytetarët e thjeshtë, që fajësojnë qeverinë, por edhe disa parti opozitare.

Sulmi i parë me armë ndodhi në një shkollë fillore në Beograd, ku 14-vjeçari me breshëri automatiku vrau 8 të mitur dhe rojën. Ai hyri në klasat ku kishte bërë plan më parë të qëllonte dhe ka lënë të vdekur moshatarët.

Tragjedia tjetër ndodhi vetëm dy ditë më pas, ku një 21-vjeçar vrau tetë persona me armë.

Nga të dyja sulmet mbetën të plagosur 21 persona, të cilët morën trajtime në spitale. Të dy agresorët janë arrestuar pas ngjarjeve të rënda, me pasojë jetë njerëzish.
Pamjet: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Serbia#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ma popull kot skam pare ...po I bien breket spo din nga te ikin

stiveflower