filmov
tv
Top News - Nuk ka frikë nga virusi/ Donald Trump nuk është testuar
Показать описание
Presidenti i SHBA Donald Trump tha të martën tha se ai nuk është testuar për koronavirus, duke thënë se nuk ka simptoma të sëmundjes dhe se ishte ekzaminuar nga mjeku i Shtëpisë së Bardhë.
“Nuk mendoj se është punë e madhe. Megjithatë do ta bëja (një testim). Unë nuk më duket se ka ndonjë arsye, ndihem jashtëzakonisht mirë. Ndihem shumë mirë,” u tha presidenti gazetarëve në selinë e Kongresit pas takimit me republikanët e Senatit lidhur me masat për frenimin e koronavirusit.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham tha të hënën se Presidenti Trump nuk ishte testuar, sepse nuk kishte simptoma dhe nuk kishte pasur “kontakt të zgjatur e të afërt” me ndonjë person të konfirmuar me koronavirus. Mes njerëzve që udhëtonin me Presidentin Trump në avionin e tij Air Force One të hënën ishte ligjvënësi republikan Matt Gaetz, i cili njoftoi disa orë më vonë se do të vetizolohej në karantinë sepse kishte patur kontakt në një konferencë politike me një pjesëmarrës, i cili më vonë ishte testuar pozitiv për koronavirusin.
Në Shtetet e Bashkuara, ku ka më shumë se 700 raste dhe 26 të vdekur nga virusi, në disa zona ku virusi është përhapur, zyrtarët kanë ndaluar grumbullimet masive, ndërsa disa universitete të mëdha si Stanford, Universiteti i Uashingtonit dhe ai Shtetëror i Ohajos, po i zhvillojnë mësimet në internet. Nju Jorku ka numrin më të lartë të infektimeve me mbi 160 raste. Guvernatori Andrew Cuomo njoftoi të martën se po dërgon Gardën Kombëtare në një periferi të qytetit të Nju Jorkut për të frenuar njërën nga vatrat më të mëdha të virusit në SHBA.
Shkollat, objektet e kultit dhe vendet e mëdha të grumbullimit do të mbyllen për dy javë në Nju Roshelle, trupat e Gardës do të pastrojnë zona të caktuara dhe do të dërgojnë ushqime. Kjo zonë me rreze prej më pak se dy kilometra, përfshin një sinagogë që ka lidhje me disa nga rastet, tha guvernatori Cuomo. Përdorimi i Gardës shihet si një nga veprimet më dramatike të ndërmarra deri btani në vend për të kontrolluar koronavirusin.
Është një veprim dramatik, por është grupi më i madh i rasteve në vend,” tha Cuomo. “Shifrat janë duke u rritur pa ndalje dhe na duhet një strategji e veçantë e shëndetit publik,” tha ai. Në Nju Roshelle ka patur 108 raste nga 173 të identifikuara në të gjithë shtetin e Nju Jorkut. Qyteti i Nju Jorkut ka 36 raste, edhe pse popullsia e tij është mëse 100 herë më e madhe se ajo e qarkut Nju Roshelle. Në Okland të Kalifornisë, mijëra pasagjerë gjithnjë e më të shqetësuar në bordin e anijes turistike Grand Princess të goditur nga koronavirusi, pritën në radhë për të zbritur nga anija dhe për të shkuar në bazat ushtarake ose në shtëpitë e tyre për dy javë karantinë.
“Pjesa më e vështirë ishte pritja. Dhe pastaj ndoshta fakti që do të duhet të jemi të izoluar për dy javë”, thotë një nga pasagjerët, Sean Boyle. Katër anëtarë të Kongresit po vetëizolohen pasi kishin pasur kontakt në një konferencë të fundit politike me dikë që ka virusin. Shefi i ardhshëm i personelit i Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows mund të ketë pasur kontakt me të njëjtin person dhe po qendron në karantinë deri të mërkurën.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#coronavirus#DonaldTrump#TopChannel