Tv Klan - Rruga në Tiranë merr emrin e mjekut Drini Dobi

preview_player
Показать описание
Një rrugë në kryeqytet do të mbajë emrin e një prej mjekëve që humbi betejën me Covid-19 dy vite më parë. Rruga në Njësisë 11 do të mbajë emrin e mjekut neurolog Drini Dobi.

“Secili prej nesh duhet ta jetojë çdo ditë sikur të ishte e fundit, të bëjë mirë, të ndihmojë njerëz, të çojë përpara njerëzimin. Jo të gjithë kemi aftësitë e doktor Drinit apo mikut të tij, doktor Petrelës, për të shëruar njerëz, por secili prej nesh mund të shërojë një shpirt apo një frymë, duke jetuar me dinjitet”.

Kryebashkiaku Veliaj tha se në Tiranë rrugët mbajnë emra dinjitozë të njerëzve që kanë lënë gjurmë në historinë e vendit.

“Për ne është një privilegj i veçantë, kurse kjo është një kujtim për familjen tuaj. Dua që këtë emërtim ta konsiderojmë jo vetëm si respekt, por edhe një kujtesë për doktor Drinin, për gjithë pasurinë e kontributin që ai la në qytetin tonë”.

Mjeku Drini Dobi humbi betejën me Covid-19 në 9 Dhjetor të vitit 2020.

Tv Klan

#BashkiaTirane #rruganetirane #DriniDobi
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме