Tv Klan - Në Dhjetor, përfundon tërësisht Rruga e Arbrit

preview_player
Показать описание
Nga 8.5 km që është rruga Ura Çerenecit – Peshkopi, ka përfunduar asfaltimi i më shumë se 2 kilometrave. Punimet i ndoqi nga afër zv/ kryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila njoftoi që me shumë gjasa deri në fund të Dhjetorit do të jetë edhe përfundimi tërsor i  rrugës së arbërit.

Belinda Balluku: Dhe nga ç’duket ky Dhejtori i 2024 do të jetë edhe përfundimi terësor i Rrugës së Arbrit, duke mbyllur tunelin e Murrizit me një shpresë shumë të madhe duke qenë se tashmë jemi drejt përfundimit të armatimit të të gjithë tunelit, pra janë 400 metrat e fundit.

Ky segment rrugor, i cili shkurton ndjeshëm distancën nga kryeqyteti me Peshkopinë, në më pak se 2 orë, pritet të dorëzohet në Nëntor të këtij viti.

Belinda Balluku: Me përfundimin e kësaj rruge mendoj që zgjidhet njëherë e mirë një ngërç shumë i madh që kishte të bënte me aksesin.

Investimi në infrastrukturë, për zv/ kryeministren Balluku, i ka dhënë frymëmarrje zonës, duke rikthyer qytetarët tek pronat e tyre dhe duke investuar, në një kohë edhe kur turizmi malor po njeh rritje.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Mos e beni te gjithin se do na leni si qyqe pa pasur me cfare te merremi. Tr pakten jo kete rruge qe na ka mbajtur gjalle me dekada duke recituar e thurur lavde. Cfare ro bejme po te perfundoje? Mos na zhgenjeni.

arrore