Rama me tone të forta për pronarët e mediave: Me akuza në Prokurori nxjerrin në protesta gazetarët

preview_player
Показать описание
22 vjet më parë, Top Channel, hapi dyert per shqiptaret anembane me ideologjine e nje televizioni te pavarur , te lire , te drejte dhe ne mbrojtje te interesave te vendit. Edicioni i pare i lajmeve 20 dhjetor 2001. Disa njerez të rinj, duke dëgjuar për herë të parë Dritan Hoxhën për te ndertuar një televizion të madh, krijuan idene per te krijuar programe qe do te gozhdonin para ekranit miliona shqiptare nga e mbare bota .Top Channel, u projektua qe ne fillimet e saj si nje televizion qe do te ishte model per tv e tjera, do te ishte konkurues dhe qe do te krijonte ne standart tekonologjik te ri. Ne 22 vite, Top Channel fitoi konkurencen mediatike, ishte aty ku lajmi ndodhte, ne gare me veten me programet e saj influencuese per politiken e vendit , jeten sociale , ekonomine por dhe zhvillimet e medha dhe historike ne rajon.Por ne orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, e Hënë 27 Mars 2023, Top Channel u godit nga një sulm terrorist, i pandodhur kurrë më parë në 32 vite ndërtim të shtetit të së drejtës dhe fjalës së lirë.

Pasojë e këtij sulmi, ishte humbja e jetës së punonjësit të sigurisë, Pal Kola, i cili i ka qënë në krye të detyrës, pjesë e stafit të shoqërisë së sigurisë ‘Öktapus’. Në orën 00.40, i ndjeri Pal Kola është gjendur në qendër të breshërisë me 25 plumba në drejtim të godinës së Top Channel. Në brendësi të godinës gjatë kohës kur ndodhi ngjarje, ishin një pjesë e stafit që angazhohet si turni i tretë dhe të cilët kanë përjetuar momente tmerri përballë goditjeve pa pushim të armëve. Nga kqyrja në vendngjarje, Policia tha se autorët zbrazën një karikator arme Ak – 47 gjatë goditjes së Top Channel, ngjarje e pandodhur kurrë më parë ndaj një institucioni mediatik. Sulmet terroriste të këtij lloji tregojnë qartazi sa e rëndësishme është fjala e lirë sa shqetësuese për minuesit e demokracisë. Në emër të detyrës më të lartë të cilës i kemi shërbyer, Top Channel do të vijojë të trashëgojë dhe të kryejë misionin e vet të fjalës së lirë ndaj publikut e shoqërisë shqiptare ndersa sulme te tilla jane inekzistente ndaj nje media te lire ne vend dhe ca me keq sulme me arme ndaj televizioneve ne bote, kane ndodhur vetem ne gjendje lufte dhe jo ne nje dite normale. Ky akt terrorist është i papreçedent ndaj një media kombëtare, e lidhet vetëm me misionin e saj, të fjalës së lirë.

Talk Show politik "TOP STORY", çdo të hënë, të mërkurë dhe të enjte, në orën 21.00, në Top Channel. Në një sfidë të re jashtë politikës, pranë medias dhe drejtuar njerëzve, Grida Duma, sjell një hard talk me debat substancial, ku e vërteta thuhet sic është dhe politika serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit. Kjo do të jetë një "Story", ky është "Top Story" dhe ky emision, do të jetë "On Top"

Autore dhe moderatore: Grida Duma

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

#TopStory#GridaDuma#TopChannel
Рекомендации по теме