Dosja.al - Rama me tone të forta: Thaçi dhe Veseli u shfaqën si UFO nga aktakuza

preview_player
Показать описание
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend ka thën se aktakuza e djeshme nga Prokuroria Speciale nxirrte si UFO, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Kreu i qeverisë tha se ata janë bij prindërish dhe i kanë ende të hapura plagët e luftës.

Më tej në fjalën e tij, Rama tha se me të gjithë ekspertët ndërkombëtar që ka folur dje dhe sot, i kishin thënë se ajo deklaratë e Hagës nuk është gjendur kurrë në jurispudencën ndërkombëtare.

“Janë mbrapa të tjerë, se këta nuk janë UFO. U shfaqën si UFO, askush si mori seriozisht dhe disa i quajtën terroristë. Po UFO nuk janë këta se janë bij prindërish. Prindërit e tyre kanë shumë plagë. Ishin prindër që jetojnë përmes dyzimit; janë fëmijë heronjsh apo kriminelësh? Fëmijë që rriten duke pritur thirrjen e radhës për babain. Ike nga kjo Gjykatë? Po. Të del tjetër rrugës. Ky teksti dje ça ishte ky? Në cilin anal të drejtësisë hyn kjo kategori. Aty bëhej fjalë për dy monstra që u ka ardhur fundi. Si mund të jetë procesi kaq i njëanëshëm? Shpresoj që kjo mos të vijë kurrë. Nuk dua të hyj në asnjë teori konspiracioni, po një provë do ishte gjetur.

Рекомендации по теме