Bien reshjet e dëborës, bllokohen makinat në Rrugën e Arbrit

preview_player
Показать описание
Bien reshjet e dëborës, bllokohen me dhjetëra makina në Rrugën e Arbrit
U hap këtë të hënë për qarkullimin e mjeteve Rruga e Arbrit.
Mirëpo reshjet e dëborës gjatë orëve të mbrëmjes kanë sjellë bllokimin e qarkullimit. Kështu thotë ish-deputeti Xhemal Gjunkshi. Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale ai thotë se bllokimi i rrugës ka krijuar kaos dhe pasiguri.
Mjetet kanë ngecur në fshatin Fshat të Klosit. Siç duket nga videoja e postuar nga Gjunkshi janë me dhjetëra mjete në të dyja korsitë që kanë mbetur të bllokuara.
“Qeveria të marre masa urgjente dhe të garantojë sigurinë e jetës të qindra qytetarëve, familjareve të cilët po qëndrojnë në kushte mjaft të vështira të dëborës, ngricës dhe acarit”, thotë Gjunkshi.
Rruga e Arbrit kalon në 6 tunele, pesë prej të cilave kanë përfunduar, si dhe dy ura, ajo e Vashës dhe e fshatit Fshat, që është edhe më e larta në Ballkan.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме