Vendi pushtohet nga reshjet e shiut dhe dëborës

preview_player
Показать описание
Kushtet atmosferike vijojnë të mbajnë të angazhuara emergjencat civile në disa zona të vendit. Në Shkodër situata e përmbytjeve të tokave, si pasojë e prurjeve të lumit Buna ka mbetur e pandryshuar krahasuar me një ditë më parë, rreth 1100 hektarë. Në zonat verilindore dhe juglindore, reshjet e shiut janë kthyer në reshje dëbore, por pa shkaktuar problematika serioze. Akset kryesore në qarkun e Korçës janë të kalueshme, ndërsa trashësia e dëborës në lartësinë mbi 1200 metra mbi nivelin e detit varion nga 5-15 centimetra. Në bregdet vijojnë të mbeten të pezulluara lundrimet kryesisht të mjeteve të vogla dhe mesme. Ndërsa tragetet e linjave me Italinë kanë zhvendosje të orareve të nisjes dhe mbërritjes për shkak të erës që herë pas here kthehet në furtunë. Ndërkohë, në zonat rurale ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike.
- - -
A2 CNN është një kanal informativ në një partneritet ekskluziv me CNN, me seli dhe qendër kryesore të prodhimit në Tiranë.

#A2CNN
A2 | CNN Exclusive News Channel Affiliate
Рекомендации по теме