Top News - 100 njësi policore të Antimafias Italiane - Ekzekutohen 27 urdhër arreste, 6 shqiptarë

preview_player
Показать описание
Drejtoria e Hetimit Antimafia ekzekuton 27 urdhër arreste me burg në Itali për disa të akuzuar, si pjesëmarrës në një organizatë mafioze të trafikut të drogës. Mes të akuzuarve janë edhe 6 shqiptarë.
Gjykata e Kasacionit në Itali rrëzoi dhe i cilësoi të papranueshme ankesat e shumicës së të pandehurve në gjyq. 25 nga të akuzuarit janë me banim në provincën e Leçes, një në provincën e Triestes dhe një në provincën e Brindisit, nga të cilat 21 janë italianë dhe 6 me origjinë shqiptare.
Hetimi çoi në çaktivizimin e dy organizatave të ndryshme, njëra prej të cilave mafioze e akuzuar për ‘zhvatje dhe trafik droge’ dhe një tjetër italo-shqiptare e dedikuar për importimin e sasive të mëdha të heroinës nga Shqipëria. Dënimet ndaj të akuzuarve mund të shkojnë deri në 16 vjet heqje lirie.
Gjatë veprimtarisë hetimore janë sekuestruar edhe pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme për të cilat më pas është urdhëruar konfiskimi, në veçanti 1 vilë; 1 apartament; 2 llogari rrjedhëse; 1 përmbledhje shoqërie e një sipërmarrjeje individuale dhe 95 për qind e portofolit të biznesit të një kompanie. Në operacionin antimafia ndihmuan rreth 100 njësi policore ndërkombëtare, patrulla e policisë italiane dhe Guardia di Finanza.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#TopChannel#Antimafia
Рекомендации по теме