Top News - Reagimet për vdekjen e Mbretëreshës / Fjalët e para të liderëve nga e gjithë bota

preview_player
Показать описание
Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, vdiq të enjten në moshën 96-vjeçare. Familja e saj u mblodh në shtëpinë e saj në Balmoral të Skocisë, pasi gjendja shëndetësor u përkeqësua. Reagimet për vdekjen e saj filluan të vërshojnë nga e gjithë bota.
Shtëpia e Bardhë tha se Mbretëresha ishte një prej aleatëve më të fortë të Shteteve të Bashkuara. “Mendimet tona janë tek anëtarët e familjes së Mbretëreshës [dhe] te populli i Mbretërisë së Bashkuar”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.
“E kujtoj si një mike të Francës, një mbretëreshë zemërmirë, që ka lënë gjurmë të qëndrueshme në vendin dhe shekullin e saj”, tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Pas Macronit, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Ai është shprehur i pikëlluar për vdekjen e mbretëreshës, për të cilën tha se është admiruar në mbarë botën për udhëheqjen dhe përkushtimin e saj.Edhe i-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth.
Nëpërmjet një komunikate të lëshuar në Twitter, Clinton ka thënë se ai bashkë me gruan, Hillary, ndjejnë keqardhje për vdekjen e mbretëreshës dhe se qëndrojmë me njerëzit e Mbretërisë së Bashkuar, duke falënderuar për “veprën e saj të jashtëzakonshme”. Kryeministrja e re e Britanisë, Liz Truss, tha se kombi duhet të bashkohet për të mbështetur Mbretin. Ajo tha se vendi tani hyn në një epokë të re. “Ne i ofrojmë atij besnikërinë dhe përkushtimin tonë”, tha ajo.
Edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur ngushëllime për familjen mbretërore dhe gjithë popullin britanik.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Elizabeth#Britain#TopChannel
Рекомендации по теме