Top News/ 1 prilli rikthen edhe bastet online / Do të jepen 10 licenca, 10 mijë pika në total

preview_player
Показать описание
1 Prilli i 2024-ës shënon çeljen zyrtarisht të basteve sportive online. Duke filluar nga kjo e hënë, çdo subjekt i interesuar për këtë aktivitet dhe që plotëson kriteret ligjore do të mund të aplikojë për t’u pajisur me licencë. Në total do të jepen 10 licenca me afat 10 vjeçar, me secilën prej tyre do të mund të hapen një mijë njësi bastesh.
Për t’u licencuar subjetet duhet të jenë shoqëri aksionare me qëndër në Shqipëri, të kenë një kapital jo më pak se 40 milionë lekë, të kenë të deklaruar burimin e kapitalit, të paktën një prej aksionerëve që zotëron jo më pak se 30 për qind të aksioneve duhet të ketë ushtruar këtë aktivitet për jo më pak se tre vite në tre shtete të Bashkimit Europian ose OECD-së, si dhe të ketë gjeneruar në vitin e fundit të paktën 2 miliardë lekë xhiro nga aktiviteti në fushën e lojërave të fatit.
Pas rishikimit të drafit të basteve sportive, u hoq nga anëtarësia e këshillit të mbikqërjes së projekteve, presidenti i Federatës Kombëtare të Futbollit dhe Komitetit Olimpik. Kryetar i këtij këshilli do të jetë zëvendëskryeministri.
Hapja e basteve sportive online pritet të sjellë të ardhura në buxhetin e shtetit prej dy miliardë lekësh në vit. Organizatori do të jetë i detyruar të ngurtësojë një fond prek 120 milionë lekësh si garanci për fituesit e basteve sportive online e cila do të qëndrojë në një llogari të posaçme bankare në favor të Ministrisë së Financave.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Bastet#Online
Рекомендации по теме