Top News - Rrëshqitja masive e dheut/ Norvegji, ndalen kërkimet për të mbijetuar

preview_player
Показать описание
Skuadrat e shpëtimit në Norvegji kanë ndaluar kërkimet për të mbijetuar pas rrëshqitjes së dheut në një fshat në verilindje të oslos.
Shtatë trupa të pajetë janë gjetur deri më tani, gjashtë ditë pas katastrofës ndërsa tre persona të tjerë thuhet se janë ende të zhdukur, mes tyre edhe fëmijë, një dy dhe një 13 vjecar.
Një faqe e tërë kodre u shemb mbi fshatin Ask, 25 km në veri lindje të oslos, orët e para të mëngjesit të së mërkurës, duke lënduar po ashtu edhe 10 persona. Shumë shtëpi u varrosën nën baltë, disa u ndanë në dysh, të tjera u lanë në buzë të një krateri të shkaktuar nga rrëshqitja e dheut. Masa gjigande e dheut bëri që të rrënoheshin shumë shtëpi dhe shumë të tjera të tërhiqeshin për qindra metra.
Mbi 1.000 njerëz tashmë janë evakuuar dhe shpresa për të gjetur të mbijetuar të tjerë duket se është shuar tashmë.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Norvegji#TopChannel
Рекомендации по теме