Top Channel/ Itali, mbi 100 emigrantë të mbytur, nga deti dalin ende viktima

preview_player
Показать описание
Roja bregdetare e Italisë të hënën kontrolloi detin dhe plazhet për trupa pasi një ditë më parë u mbyt një anijeje pranë Kalabrisë, autoritetet u përpoqën të identifikonin të vdekurit ndërsa politika e qeverisë për migrantët u kritikua.

Varka e mbingarkuar prej druri u shkatërrua dhe u mbyt të dielën herët në detin e stuhishme në brigjet jugore të Italisë.

Numri i të vdekurve ka shkuar të hënën në 62 persona, tha një zyrtar i rojes bregdetare për AFP - dhe ky numër duket se ka gjasa të rritet.

Sergio di Dato, kreu i ekipit të Mjekëve pa Kufij (MSF) që ofron mbështetje psikologjike për të mbijetuarit, tha se mes viktimave kishte dhe fëmijë jetimë, por kishte dhe nga ta që mbijetuan.

"Një djalë 12-vjeçar afgan humbi të gjithë familjen e tij- katër vëllezërit e motrat, prindërit e tij dhe të afërm të tjerë shumë të afërt," u tha ai gazetarëve.

Në Le Castella, ku një kështjellë e shekullit të 15-të dominon vijën bregdetare, një gazetar i AFP-së dëshmoi se roja bregdetare po merrte trupin e një gruaje që dukej se ishte në fillim të të 20-ave.
Pamjet: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Italia#TopChannelNews
Рекомендации по теме