Top News-Trupi i masakruar i shqiptarit në Itali/Djali i viktimës rrëfen për sherrin në familje

preview_player
Показать описание
Kanë kaluar më shumë se 10 ditë nga vdekja e shqiptarit Shefki Kurti dhe policia italiane ende nuk ka asnjë informacion sesi ka ndodhur ngjarja. Edhe pse familjarët e 72 vjecarit janë marrë në pyetje, grupi hetimor nuk ka arritur të zbardhë asnjë detaj përvec faktit se i moshuari ka patur një konfikt me bashkëshorten e tij, m datë 22 korrik dhe se pas konfiktit u largua nga banesa.
Këtë gjë e konfirmoi vetë djali i të ndjerit, Arben Kurti I cili jeton pak metra larg shtëpisë së prindërve. Ky hodhi poshtë versionin e policisë që familjarët nuk e kanë denoncuar zhdukjen e 72 vjecarit. Sipas tij, më datë 24 korrik, dy ditë pas ngjarjes, ka shkuar në polici dhe ka kryer denoncimin.
Autoritetet vendase po ashtu kanë mundur të komunikojnë edhe me banorët e zonës përreth, por sërish pa rezultat. Ata nuk kanë mundur të disponojnë asnjë informacion për krimin e rëndë.
Prokuroria e zonës po heton për vrasje të qëllimshme, copëtim e fshehje trupi. Shefki Kurti është larguar pa marrë me vete as celularin si dhe automjetin e ka lënë të parkuar pranë banesës.
Trupi i të ndjerit u zbulua pak ditë më parë në një kanal pranë vendbanimit, i copëtuar dhe i futur në disa qese plastike. Ishin punonjësit e kanalit, ata të cilët po pastronin ujin, kur gjetën disa thasë të zinj, ku në brendësi ishin organet dhe pjesët e trupit të një njeriu.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#ShefkiKurti#TopChannel
Рекомендации по теме