A1 Report - Përmbytjet, Rama mobilizon bizneset: Nis faza 2 për ndihma

preview_player
Показать описание
TIRANE - Plani i qeverisë për përmirësimin dhe rimëkëmbjen e atyre zonave të prekura nga përmbytjet si rezultat reshjeve të dendura të shiut ka hyrë tashmë në fazën e dytë. Deklarata është bërë nga kryeministri Edi Rama në një takimi me bizneset për ndihma për zonat e përmbytura.

Në fjalën e tij kryeministri Rama theksoi se nga sot do të nisë lëvrimi i ndihmës për të gjithë ato zona dhe banorë të cilëve banesat dhe bagëtitë u janë përmbytur e cila do të zgjasë deri në pranverë. Shefi i qeverisë, nënvizoi se tashmë qeveria që ai drejton ka gati planin për rimëkëmbjen e zonave, dhe në këtë drejtim Rama ka mobilizuar edhe bizneset të cilat kanë shprehur gadishmërinë për të ndihmuar banorët e prekur.
Рекомендации по теме