A1 Report - Përmbytjet, Rama në Fier: Kompesim për të gjitha dëmet

preview_player
Показать описание
FIER - Nga qyteti i Fierit ku inspektoi qendrën e grumbullimit dhe të shpërndarjes së ndihmave, kryeministri Edi Rama garantoi edhe një herë se të gjithë të prekurit na përmbytjet që përfshinë jugun e vendit do të kompensohen për dëmet.

Rama tha se prioritet i qeverisë është zëvendësimi i dëmeve dhe mbështetje ndaj atyre që humbën prodhimin. “Do të përmbushim çdo detyrim ndaj familjeve dhe qeveria do të vijojë të jetë afër banorëve”, u shpreh shefi i mazhorancës.

Duke iu referuar akuzave të opozitës, sa i përket mungesës së ndihmave në disa nga zonat e rrethuara nga uju, Rama ironizoi duke thënë: Opozita është përmbytur në 23 Qershor, ta lëmë të thahet”.

Dje, kryeministri Edi Rama ndoqi nga afër shpërndarjen e ndihmave në fshatrat e komunës Novoselë, zona më e prekur nga përmbytjet që u shkaktuan si pasojë e daljes nga shtrati të lumenjve. I shoqëruar edhe nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, kreu i qeverisë bëri thirrje që të mos ketë abuzime me shpërndarjen e ndihmave, dhe çdokush të marrë atë që meriton.
Рекомендации по теме