Top News - Ukraina ofensivë në të gjithë frontin / Zbulimi britanik: Po zbrapsen rusët në Kherson

preview_player
Показать описание
Trupat ukrainase kanë sulmuar pozicionet ruse përgjatë gjithë frontit, tha presidenti Volodimir Zelenski. E armatosur tani me armë perëndimore të sofistikuara, ushtria ka ndërmarrë një përpjekje të re këtë javë për të rimarrë territoret e humbura në jug. Zelenski, që i kërkoi më herët ushtarëve rusë të ktheheshin në shtëpi, tha se forcat e tij ishin në ofensivë edhe në lindje të vendit.
“Angazhimi aktiv ushtarak është shtrirë në të gjithë vijën e frontit, në jug, në rajonin e Harkivit dhe në Donbas”, tha zelenski.
Rusia mundi të marrë disa rajone në ukrainën jugore, afër brigjeve të detit të zi, në javët e para të pushtimit, përfshirë rajonin e Khersonit, që ndodhet në veri të gadishullit të aneksuar të Krimesë. Ukraina tani e sheh rimarrjen nën kontroll të rajonit si thelbësore për të parandaluar përpjekjet ruse për të marrë më shumë territore në perëndim, cka efektivisht do ta privonte Kievin nga aksesi në detin e zi. Britania, aleate e ukrainës, tha ndërkohë se formacionet ukrainase në jug kanë shtyrë forcat ruse në disa zona, duke shfrytëzuar më së miri dobësitë e mbrojtjes së tyre. Ndërkohë që nuk mund të konfirmohet ende shkalla e avancimit të ukrainës, raporte të paverifikuara, imazhe dhe foto në mediat sociale, tregojnë se forcat e kievit mund të kenë rimarrë disa fshatra dhe kanë shkatërruar disa shënjestra ruse në jug. Ministria ruse e mbrojtjes në anën tjetër thotë se trupat e saj kanë zbrapsur ato ukrainase dhe se njësitë e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar me dhjetëra raketa afër Khersonit.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Ukraina#Zelenski#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

ore ashtu qoft po ce do se esht e kunderta.nuk fitohet lufta me rena.vk.

rlujvkv
Автор

Perse nuk japin televizionet pamja nga lufta ???

rafaelcaushi
Автор

😂😂😂😂😂😂😂😂 this type of news are Mickey Mouse 🐁

blackwolf
Автор

Rusi po vete ne Poloni avash avash po ça thone keta

drlasd
Автор

🤣🤣🤣🤣ofensiva ukrainase filloi dhe mbaroi me 30 gusht ku ngelen rreth1000 ushtar te vdekur ne afërsi te qytetit Herson

ОльгаБерезина-щл