Top News - Emigrantët shqiptarë në Angli/ OKB akuzon Britaninë për shkelje të detyrimeve

preview_player
Показать описание
Më shumë se 45,000 emigrantë shkuan ilegalisht në Britani përgjatë vitit 2022, duke detyruar Mbretërinë e Bashkuar të ndërmerrte masa. 1/3 e emigrantëve të paligjshëm ishin shqiptarë.
Qeveria britanike kërkon që njerëzit që kanë hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe të dërgohen me avionë në Ruandë.

Por OKB kundërshton ashpër këto plane duke akuzuar Londrën për shkelje të detyrimeve të saj ndërkombëtare.

Gjykata e Lartë e Londrës e shpalli së fundmi këtë procedurë dëbimi si parimisht të ligjshme. Megjithatë ende deri tani nuk ka pasur ndonjë fluturim avionësh me emigrantë të dëbuar për në Ruandë. Përpjekja e parë dështoi në verë për shkak të rezistencës të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Edhe Organizata e OKB-së për refugjatët UNHCR e akuzon Londrën për shkelje të detyrimeve të saj ndërkombëtare. Megjithatë kryeministri Rishi Sunak njoftoi pak para Krishtlindjeve se në vitin 2023 do të ashpërsojë më tej legjislacionin për azilin.

Ky ashpërsim synon t'u bllokojë mundësinë për një procedurë të suksesshme azilinjerëzve që hyjnë në Britaninë e Madhe ilegalisht dhe duke anashkaluar autoritetet kufitare.
Megjithatë kryeministri Rishi Sunak njoftoi pak para Krishtlindjeve se në vitin 2023 do të ashpërsojë më tej legjislacionin për azilin.

Ky ashpërsim synon t’u bllokojë mundësinë për një procedurë të suksesshme azilinjerëzve që hyjnë në Britaninë e Madhe ilegalisht dhe duke anashkaluar autoritetet kufitare.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#OKB#Angli#TopChannel
Рекомендации по теме