Top News - Morën pushtetin, tani argëtim... / Talebanët mbi barka në parkun kombëtar afgan

preview_player
Показать описание
I urrejnë gratë por kjo nuk do të thotë se nuk dijnë të argëtohen. Pasi e kryen misionin jo edhe aq të vështirë të marrjes së kontrollit të Afganistanit, talebanët tani po shijojnë gëzimet e vogla të jetës, si në këtë rast, kur shihen të argëtohen jo pak mbi barkat me pedale në të vetmin park kombëtar të vendit, disa orë pasi stafi femëror u ndalua të shkonte në punë.
Pa hequr nga krahu kallashnikovët, e madje edhe të pajisur me granata-hedhës, talebanët shiheshin të hareshëm mbi barkat me pedale në formë mjellmash në liqenin spektakolar Band-e Amir në provincën qendrore Bamiyan.
Parku, që dikur ka qenë një vend i frekuentuar turistik, ka gjashtë liqene të kaltra. Dhe Bamiyan, është vendi ku talebanët hodhën në erë dy statuja gjigande 1500 bvjecare të Budas, që ishin gdhendur në një mal, në 2001-shin, pak para pushtimit amerikan.
Dhe shëtitjet me barkat mjellma, vijnë pak javë pasi talebanët morën kontrollin e afganistanit. Video të tjera kanë treguar më herët fanatikët e armatosur, që kanë kryer ekzekutime brutale, të argëtoheshin edhe në karuselë apo makina lodër nëpër parqe. Shëtitjet në barka pasojnë ndërkohë vendimin e kryebashkiakut të Kabulit, që urdhëroi stafin femëror të qëndrojë në shtëpi, në goditjen më të fundit të të drejhtave të grave që kur luftëtarët morën pushtetin pesë javë më parë. Vetëm ato femra që nuk mund të zëvendësohen nga burrat, përfshirë gratë që punojnë në tualetet publike, do të vazhdojnë të lejohen në punë.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Talebane#Bamiyan#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

U duhen kallashe se me ato u japin Varkave

ANTIPATREA-K