Top News - Habiten edhe vetë talibanët / 20 vite mision ‘u shemb’ në një ditë të vetme

preview_player
Показать описание
Rrëzimi përfundimtar i misionit 20-vjeçar perëndimor në Afganistan zgjati vetëm një ditë. Militantët talebanë hynë të dielën në kryeqytetin e vendit, Kabul, ndërsa Presidenti Ashraf Ghani u arratis dhe Amerika braktisi ambasadën e saj. Edhe vetë militantët ishin të befasuar nga shpejtësia e marrjes së kontrollit, pranoi bashkëthemeluesi Mullah Abdul Ghani Baradar në një deklaratë video në mbrëmje. Tani grupi përballet me sfidën e vendosjes së rendit dhe ligjit, shtoi ai. Ata pritet të shpallin së shpejti një Emirat të ri Islamik të Afganistanit. Mijëra njerëz, të dëshpëruar, pushtuan aeroportin, në përpjekje për t’u arratisur nga vendi dhe për t’I shpëtuar regjimit të ri. Në një skenë thellësisht poshtëruese për administratën Biden, më pak se një muaj para 20 vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit në Amerikë, tymi doli nga kompleksi i ambasadës, pasi stafi shkatërroi me shpejtësi dokumentet, para se një grup i fundit të ulte flamurin me yje dhe shirita për t’u nisur drejt aeroportit në bordin e një helikopteri ushtarak. Tashmë ka nisur një epokë e dytë e sundimit taleban. Komandantët u nisën të sigurt drejt fitores deri në atë masë sa kur luftëtarët e tyre rrethuan kryeqytetin ata i urdhëruan të qëndrojnë dhe të presin. “Ne nuk po hyjmë në kabul. Duam një transferim paqësor të pushtetit”, tha një zëdhënës. Por me dorëzimin e pushtetit të pashmangshëm, forcat afgane u zhdukën, shpërthyen plackitjet dhe pak orë më vonë, talebanët thanë se ata duhej të hynin në qytet për të rivendosur rendin. Në mbrëmje ata morën pallatin presidencial, nga ku do të shpallet tani emirati i ri islamik. Afganët që nuk mund të largoheshin nga vendi, nxituan të shkatërronin cdo dëshmi që i lidhte ata me forcat e huaja apo ato qeveritare. Gratë e pa mbuluara iu drejtuan dyqaneve për të blerë burqa. Spitalet u mbyllën. Talebanët kanë premtuar amnisti për ata që punuan me qeverinë e rënë ose me kombet perëndimore, duke i ftuar tu bashkohen atyre. Zbulimi amerikan, javën e shkuar thoshte se Kabuli mund të rezistonte të paktën edhe për tre muaj. POr rezistenca e tij nuk zgjati as tre ditë. Rënia e kabulit, erdhi dy dekada pasi koalicioni i udhëhequr nga SHBA rrëzoi në mënyrë triumfale talibanët, në dhjetor 2001. Por po aq triumfalisht talebanët u rikthyen tani...

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#AshrafGhani#Afganistan#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Rrespekt pér kéta luftétar qé nuk u dorzuan para askujt pér lirin e vendit té tyre Kurse sa iperket administrimit éshté e drejt etyre té vendosin se qfarr rregulla bajn ne shtetin e tyre

nebihmjekiqi
Автор

Po Amerika keta i ka mbeshtet jua ka ba gati dhe iku

dandan
Автор

Te eleminoen mafja shqiptare dhe mafja boterore jo vrasje jo jete njeriu

ziniarapi
Автор

Nuk ka Interes, te Len Midis Malit te gelltisin Arushat. Nuk eshte Larg mendesh qe edhe Kosoves ti Ndodhë ky Skenar i Rrezikshem!

AjanBerisha-vuzp
Автор

Ktu do thot se amerika mur ne afganistan gjith pasurin dhe iku kshtu ta ben i forti

viktorsaner
Автор

E par qfar osht amerika americanet skan shok vet interes gjynaf

tomyvelia
Автор

Kur macja s'eshte ne shpi, minjte hedhin Valle.

dritanilirjanlamaj
Автор

Po pse sju pelqejn talebant ato jan vlleznit tuj musliman ju uroj jet te lumtur islamista

ukmarku
Автор

Tani te Kenaqen ata qe duan shtet islamik po me rregulla të lexuara se prapthi në kurran

anillemi
Автор

Kush esi ç loje luan amerika po do i dal loja

shqiperiaalbania
Автор

😂me fitu talibanet 😂me ameriken wtf😂! Loj krejt

davidmecaj