Tv Klan - Tensionet në veri të Kosovës, BE e SHBA: Të hiqen barrikadat | Lajme News

preview_player
Показать описание
#kosove #be #shba

Pavarësisht vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve në 4 komunat me shumicë serbe, tensioni në veri të Kosovës mbetet i lartë.

Serbët vijuan të bllokojnë rrugët kryesore për në Rudare duke protestuar kundër arrestimit të një ish-pjesëtari serb të policisë së Kosovës i akuzuar për sulmet ndaj qendrave të mbajtjes së zgjedhjeve.

Shkëmbim zjarri ka pasur mes një patrulle të policisë së Kosovës dhe disa personave në afërsi të digës së Ujmanit, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Edhe ndaj patrullës misionit EULEX në veri të Kosovës është hedhur një bombë molotov. EULEX dënoi sulmet, duke i cilësuar si të papranueshme. Për këtë reagoi kreu i diplomacisë europiane Josef Borej, i cili kërkoi heqjen e barrikadave.

Josep Borrell: BE-ja nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it apo përdorimin e dhunës, e akteve kriminale në veri., Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës. Qetësia duhet të kthehet. EULEX-i do të vazhdojë të koordinojë veprimet me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in. Gjithë aktorët duhet të evitojnë përshkallëzimin.

Në një deklaratë të përbashkët ambasadat amerikane në Prishtinë dhe Beograd e konsideruan të papranueshme ngritjen e barrikadave duke apeluar që ato të hiqen menjëherë”.

“Ata që ngritën postblloqe të paligjshme duhet t’i çmontojnë ato menjëherë. Ne presim që t’u jepet fund të gjitha kërcënimeve të dhunës dhe frikësimit”.

Në Prishtinë kryeministri Albin Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë së Kosovës pas së cilës akuzoi Beogradin për përshkallëzimin e situatës.

Albin Kurti: Serbia kërcënoi përsëri me luftë dhe rikthimin e trupave ushtarake. BEogradi po flet e sillet si para 23 viteve. Ne në partneritet me BE dhe SHBA kemi toleruar shtyrje disa herë të zbatimeve të vendimeve tona, por çdo shtyrje i sakson afati. Nuk kemi hequr dorë nga asnjë vendim që kemi marrë. Paligjshmëria nuk do të tolerohet në asnjë pjesë të vendit tonë.

Kurti i kërkoi EULEX të zhbllokojë rrugët duke hequr barrikadat.

Në krahun tjetër, edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Pas takimit ai tha se ngritja e barrikadave nuk ishte urdhëruar prej Beogradit ndërsa u bëri thirrje serbëve të Kosovës të mos bien pre e provokimeve.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Rastesisht nuk eshte kenga serish vjen marsi po kete here do jet pak me ndryshe.

hisnirustemi
Автор

Rdi rama i telefonon vuqiqit me liru rrugen, perndryshe ska mini chengen

imediahaus