Top News - Femra e rrezikshme e adresave false/Arrestohet në Tiranë 37 vjeçarja, ja çfarë bënte!

preview_player
Показать описание
Policia e Tiranës ka ndaluar një 37-vjeçare, e cila ishte kthyer në shqetësim për një qytetare, pasi I hapte llogari në rrjetet sociale me emrin e saj, dhe të fëmijës së mitur.
Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet A.K, banuese në Tiranë, e cila u ndalua për veprën penale, “Falsifikimi kompjuterik”.
Pas verifikimeve të kryera nga specialistët e Krimit Kompjuterik, ka rezultuar se kjo shtetase, ka përdorur në mënyrë të vazhdueshme, gjeneralitetet dhe fotot e shtetases M. K. dhe të fëmijës së saj të mitur, për të hapur llogari false në rrjetet sociale, ku nuk kursente statuset ofenduese dhe kërcënuese ndaj shtetases M. K.
Kanë qenë Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kompjuterik të DVP Tiranë, ata që kanë organizuar dhe finalizuar operacionin “Account”, nderkohë që tashmë Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Policia#Arrestimi#TopNews
Рекомендации по теме