Top News - Frika e tifozeve femra në Katar/Dënohen me burg edhe në rast se përdhunohen

preview_player
Показать описание
Tifozet femra rrezikojnë të dënohen me burg edhe nëse do të raportojnë abuzime seksuale mbi to në Katar gjatë Kupës së Botës. Tabloidi britanik 'The Sun' tregon për ligjet e ashpra që ekzistojnë në vendin mysliman të Lindjes së Mesme lku do të zhvillohet Botërori
Në Katar, ligji i ndalon raportet seksuale mes cifteve të pamartuar dhe cdo vit ka 100 procedime në këtë vend. Edhe viktimat e përdhunimeve në fakt shkojnë në gjyq dhe marrin një dënim me 7 vjet burg apo rrahje me kamzhik.
'Ti shkon në polici dhe në vend që të konsiderohesh një viktimë, bëhesh e akuzuar-tha May Romano, një ekspert i lindjes së Mesme në Amnbesty International. shifrat tregojnë se stadiumet e futbollit në të kaluarën kanë qenë vendet ku kanë ndodhur më shpesh sulmet seksuale
kështi në Brent, në Londrën Veriore ku u luajtën gjysmëfinaler dhe finalet e Euro 2020 u regjistruan 72 raste të sulmeve seksuale, ndërsa në Sevilla, në të njëjtin kompeticion u shënuan 39 raste të tilla
Një zëdhënës i Katarit tha se vendi promovon të drejtat e femrave dhe këtu përfshihen edhe ato që do të vijnë nga jashttë, ndërsa FIFA deklaroi se tifozet që do të vuajnë sulme seksuale do të kenë akses në sistemin shëndetësor të një cilësie të lartë në Katar, pavarësisht gjendjes civile të tyre

Plane AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Tifozet#Qatar
Рекомендации по теме