Top News/ Aksident i rëndë në Kosovë / Përpasen makinat në qendrën e studentëve, 6 të lënduar

preview_player
Показать описание
Një aksident i rëndë në të cilin janë përfshirë dy makina, ka ndodhur në prishtinë, pranë Qendrës së Studentëve, mëngjesin e së mërkurës.
Sipas dëshmitarëve, policia dhe ekipet mjekësore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për KosovaPress se si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime trupore gjashtë persona.
“Sot rreth orës 09:00 të mëngjesit kemi marrë informacionin se në kryqëzimin e rrugëve afër konvikteve në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, kanë pësuar plagë trupore gjashtë persona. Me rastin po merret tani hetuesia nga njësia e trafikut rrugor”, ka thënë ajo.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Aksidenti#Kosove
Рекомендации по теме