Top News - Fjalët e 3 vjeçares për tragjedinë/ Të panjohurit, lule në vendin e aksidentit

preview_player
Показать описание
Qytetarë të panjohur, por të prekur nga aksidenti tragjik, që mori jetën e katër anëtarëve të familjes Gushi, kanë vendosur këtë të shtunë lule në vendin e tragjedisë.
Ajo që preku zemrat e të gjithëve ishte një vogëlushe tre vjeçare e shoqëruar nga daja, e cila u ul tek vendi ku ndodhi pëplasja e fortë mes dy automjeteve dhe vendosi lule.
Por, duket se ky veprim i vogëlushes është një mesazh për të gjithë të rriturit që me sjelljen e tyre agresive në rrugë marrin në qafë jetë njerëzish, pa kursyer edhe fëmijët. Vogëlushja që jeni duke parë në ekran e dha mesazhin e saj, tek ata që kanë sy të shikojnë dhe veshë të dëgjojnë. Madje, me pak fjalë ajo u bëri apel shoferëve të ecin avash.
Efekteeee
Ndërkohë daja i vajzës pranoi se ky rast u bë një shembull i mirë dhe ktheu sytë e të gjithëve, shoferëve, këmbësorëve si dhe autoriteteve rrugore, tek garantimi i sigurisë në rrugë.
"Jemi thjeshtë rastësisht, kaluam, e menduam si gjest. Mbesa i pa fëmijët, po tregonim dje ngjarjen dhe ajo e kuptoi dhe filloi duke qarë dhe tha se shoferët duhet të ecin avash. Edhe unë kam ecur ndonjëherë shpejt, për ndonjë urgjencë, po tani e mbrapa duhet të ecim super super avash, sepse ja çfarë ndodh. Nuk duhet të ndodhte kështu”
Mëngjesin e kësaj të shtune, familja Gushi u përcoll për në banesën e fundit, mes dhimjesh dhe lotësh të të afërmve por edhe të të panjohurve të cilët mbetën të shokuar nga shuarja tragjike dhe e menjëhershme e gjithë familjes Gushi.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Aksidenti#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ohhh zemra e vogel zoti ta befte jeten drit ato lule we cove ne ate vende makabre zoti te bekoft engjulli ❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️

leonoraleonora
Автор

Gjoba e burg e heqje patente e do shqiptari se per ndryshe smarim vesh shiko cfare ndodhi iku nje familje gjynah o zot 😢😢

anacitozi
Автор

Mjere kush iku u shua një familje, duhen varur ne plati qe mbase vene mend te tjeret

pandora
Автор

Po nuk zan men se nuk i dënojnë sipas ligjit po dalin pa u varros kufomat Zoti baftë drejtësi

martevladi
Автор

Keshtu ndodh kur i marrin patentat me njoftsi kjo asht fatale dhe as kush nuk mban pergjegjesi

ljubantadiv
Автор

Mund tkishte qene secili nga ne aty, sidomos emigrantet qe ulletojne e gjithe familja bashke...duhet me shum respekt per jeten, te mendoheni 2 here para se ta shtoni ate dreq shpejtesie. Nuk kthehet jeta pas kur iken njeher o njerez.

P.a.t.r.i.c.k.
Автор

Gjoba e burg e heqje patente do shqiptari se smarin vesh neve ndryshe gjynah shiko cfare ndodhi iku nje familje o zot 😢😢

anacitozi