Vjosa përmbyti 30 hektar sera, fermerët e luleshtrydhes në Fier protestë për dëmshpërblimet

preview_player
Показать описание
#oranews #fermeret #proteste

Rreth 30 hektarë sera, të mbjella kryesisht me luleshtrydhe, u dëmtuan nga përmbytjet e fillim dhjetorit vetëm në fshatrat e Fierit.

Por 20 ditë nga vërshimi i ujit, fermerët denoncojnë se ende askush nuk u ka shkuar për verifikimin e dëmeve.

“Fermerët të ndodhur para situatë së kaluar pas përmbytjet, nuk erdhi asnjë komision për vlerësimit, sot e u takuam me kreun e bashkisë.”

Në Frakull e Kafaraj përllogariten se u prekën 62 fermerë një pjesë e të cilëve këtë të martë protestuan para Bashkisë së Fierit.

Një përfaqësi e tyre u prit nga Kryebashkiaku Subashi, i cili i përcolli me paqartësi ligjore.

“Do të sqarojnë ligjin sepse nuk e kishin të qartë se cilën procedurë duhet të ndiqte.”

Përveç dëmshpërblimit për prodhimin e shkuar dëm, fermerët kërkuan ndërhyrje për të parandaluar përsëritjen e përmbytjeve në të ardhmen.

Follow Televizionin Ora News

Рекомендации по теме