Top Channel/ Serrat me luleshtrydhe prej 20 ditësh në baltë! Fermerët në protestë

preview_player
Показать описание
Tokat e mbjella me luleshtrydhe, që u përmbytën nga shirat e 12 dhjetorit janë ende nën pushtetin e baltës.

62 fermerë u mblodhën këtë të martë para bashkisë Fier, ku takuan kryetarin e bashkisë. Ata thonë se mbi 30 hektarë sera janë dëmtuar dhe kosto është e lartë.

Në takimin me kryebashkiakun, fermerët u përfaqësuan nga kreu sindikatës së fermerëve Eduard Sharka, i cili u shpreh se kanë kaluar më shumë se 20 ditë nga përmbytja dhe asnjë komision verifikuesish të dëmeve nuk ka kontaktuar me ta:

“Na tha shumë shpejt, por ne do të vijmë prapë këtu dhe do të kërkojmë të drejtën që na jep ligji. Kryetari i bashkisë u zotuar dhe për urën që është pengesa kryesore”.

Për shumë fermerë ky ishte sezoni i pari që kultivojnë luleshtrydhe. Ata kërkojnë dëmshpërblim të dëmeve.

Fermeret e zonave Kafaraj, Ade, Cerven vijojnë të kenë nën baltë serat e mbjella, ndërsa ulja e temperaturave po ndikon më tej në tharjen e bimëve. Fermerët paralajmërojnë se nëse nuk do të ketë zgjidhje, do të dalin sërish në protestë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

fajin e ka Rama qe lejoi të binte shi 🤔🤔🤔🤔🤔 ....bravo i keni mësuar bukur shqiptaret per çdo gje protesta për demshperblime nga taksat e popullit !!, po pse bashkë i kemi ore

hektorzeraj