Top News-Franca nuk gjen qetësi/Përsëri protesta kundër pasaportës shëndetësore

preview_player
Показать описание
Rreth 13 mijë persona kanë protestuar në Paris dhe qytete të tjera franceze kundër pasaportës së detyrueshme shëndetësore për hyrjen në shumë ambiente publike. Kjo masë u mor nga qeveria franceze për të luftuar valën e katërt të pandemisë koronavirusit. Kjo është fundjava e tretë me radhë që qytetarët, përmes protestave, po kundërshtojnë masat e reja kundër COVID-19.

Protestuesit shprehen se nuk mund ta besojnë që po ndodh një gjë e tillë në vendin e të drejtave të njeriut dhe shumica besojnë se liria e tyre është në rrezik. Qytetarët që duan të vizitojnë muzetë, kinematë apo pishinat, tashmë u ndalohet hyrja nëse ata nuk kanë pasaportë shëndetësore që dëshmon se janë vaksinuar.

Kujtojmë se së fundmi parlamenti francez miratoi një ligj të ri, ku vaksinimi kundër koronavirusit u bë i detyrueshëm për punëtorët shëndetësorë si dhe pasaporta shëndetësore u bë e detyrueshme për hyrje në bare, restorante, trena e spitale.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#France#Proteste#TopChannel
Рекомендации по теме