Top News-Ndjekje si nëpër filma/Angli, arrestohet shqiptari me 40 mijë paund në makinë

preview_player
Показать описание
Një shqiptar është dënuar me 22 muaj burgim në Angli, për shkak se pasi u përndoq nga policia u kap me 40 mijë paund në makinën e tij. Sipas mediave të huaja shqiptari quhet Florim Sula dhe se përdorte patentë të falsifikuar. Në momentin kur policia rrugore i bëri shenjë të ndalonte, 23 vjeçari i dha më shumë gaz makinës, duke ecur me 100 km në orë, për t'iu larguar policisë.
Pavarësisht përpjekjeve për të shpëtuar nga burgu, I riu u kap shumë shpejt nga policia vendase. Në makinën e tij u gjendën 40 mijë paund dhe patenta e falsifikuar. Prandaj ai u dënua nga gjykata me 22 muaj heqje lirie, për akuzat vozitje e rrezikshme dhe posedim dokumentesh të rreme identifikuese.Para gjykatës 23-vjeçari, ka thënë se punonte si kamerier në Shqipëri dhe kishte ardhur në britanii për të shlyer një borxh familjar

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#England#Arrested#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Si nëpër filma? Hajdeni në Texas dhe shikoni ça po heqim

armandalikaj