Top Channel/ Vlorë, vjedhje në bashkëpunim, në pranga një 52- vjeçar, në ndjekje penale djali i tij

preview_player
Показать описание
14 raste të vjedhjes janë zbardhur dhe dokumentuar në Vlorë duke u vënë në pranga një 52 vjeçar, ndërsa djali i tij i mitur dhe një tjetër bashkëpunëtor janë në ndjekje penale.

52 vjeçari T. Ç., së bashku me djalin e tij 14 vjeçar, përgjatë periudhës tetor të vitit të kaluar deri në 11 mars të tij viti, në fshatin Nartë kanë kryer 14 vjedhje banesash, gjatë të cilave kanë vjedhur orendi shtëpiake, vegla pune, panele diellore, ventilatorë e sende të tjera.

Babë e bir sendet e vjedhura i grumbullonin në shtëpinë e bashkëpunëtorit H. D, për ti shitur me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Kështu T. Ç., 52 vjeç është dënuar për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe “Shtytja e të miturit në krim”. Ndërsa nisi procedimi penal për djalin 14-vjeçar, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu nisi procedimi penal për H. D., për veprën penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale“.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas., ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Policia#TopChannelNews
Рекомендации по теме