Top News - Shpëtuesja e kafshëve/ Kinë, ndan shtëpinë me 1300 qenë

preview_player
Показать описание
20 vite më parë, Ëen Junhong, shpëtoi një qen të braktisur nga rrugët në qytetin e saj në kinën jugperëndimore. Ajo tani, ndan shtëpinë e saj me më shumë se 1300 qen dhe numri vazhdon të rritet.
Pasi mori në shtëpi atë qen të parë, një pekinez që e quajti Uen-jing, i sjellshëm dhe i qetë në gjuhën kineze, ajo zbuloi se thjeshtë nuk mund të dnalej. Ajo thotë se gjithnjë ka qenë e shqetësuar për fatin që i pret qentë e braktisur në rrugët e kinës, që nga aksidentët e deri tek therja për të përfunduar në tregjet e mishit të qenit.

Pasja në pronësi e një qeni, më herët, konsiderohej borgjezi dhe ishte e ndaluar nën lidershipin e themeluesit të partisë komuniste kineze Mao Ce Dun. Por, këndvështrimi mbi kafshët shtëpiake ka ndryshuar shumë që atëherë, dhe pronësia e tyre ka pësuar një bum. Por vendi, vazhdon të mos ketë një ligj për kafshët dhe ka me dhjetëra milionë qen dhe mace nëpër rrugë. Ata sterilizohen rrallë dhe qendrat e kujdesit për ta, mungojnë.

Përvec qenve të braktisur që i lihen asaj në oborr, Uen thotë se merr cdo ditë telefonata për të ndihmuar qenë të tjerë. Por, nuk janë vetëm qentë që i bëjnë asaj shoqëri. Uen jeton edhe me 100 mace, katër kuaj dhe një numër lepujsh e zogjsh.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Kina#TopChannel
Рекомендации по теме