Top News - Si titull filmi.../ Një qen rruge në shtëpinë e bardhë

preview_player
Показать описание
Major, një qen rrugësh në shtëpinë e bardhë. Ky nuk është titulli i një filmi por është ajo që do të ndodhë në të vërtetë në janar. Me presidentin e zgjedhur, Joe Biden, në fakt, do të shkojnë në uashington edhe dy qentë e tij, më saktësisht, dy pastorë gjermanë: Champ dhe Major. Për të parin, do të jetë ky një rikthim në shtëpinë e bardhë, pasi ndodhej atje në 2012 kur Biden ishte zëvendëspresident i Obamës. Champ është fiksuar në shumë foto në krah të padronit të tij, në takime publike në rezidencën private. Por Major, në fakt, ka një histori tjetër dhe do të hyjë për të parën herë në shtëpinë e bardhë, pas qëndrimit në një strehë qensh nga ku u adoptua nga familja Biden, tre vite më parë. Në fushatë elektorale, të dy miqtë me katër këmbë të kandidatit demokrat kanë qenë nën reflektorë dhe kanë pushtuar zemrat e zgjedhësve animalistë. Kështu, pas katër vitesh, qentë do të kthehen të vrapojnë në lëndinën e shtëpisë së bardhë. Dhe është pikërisht historia e endacakut Major, këtë radhë, ajo që do të bëjë dallimin krahasuar me paraardhësit e mëhershëm.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Major#JoeBiden#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

katastrof njerzi jan kto..me shum i duan qent e fliqt se sa fmit e vet.

MrBess