Top News-Lihet në burg Thoma Gëllçi/Hetohet për korrupsion, pranohet kërkesa e akuzës

preview_player
Показать описание
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka vendosur arrest me burg për ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi. Trupi gjykues e ka lënë në burg Gëllcin, sepse sipas tyre ai mund të largohet jashtë vendit ose të prishë provat që janë kundra tij. Dorian Matlia, avokati i tij mbrojtës ka folur pas këtij vendimi dhe është shprehur se ata do t’i drejtohen Gjykatës së Posaçme të Apelit, për të prishur këtë vendim të dhënë këtë të hënë nga shkalla e parë.
“Nuk ka lidhje me përzgjedhjen. Hetimi për këtë tender ka filluar në vitin 2019, një nga pikat e padisë është detyrimi I RTSH për të hapur garën. Shpërdorimi i detyrës nuk hetohet nga SPAK, por nga Prokuroria e Tiranës. Ai mund të ndikojë tek prova dhe ai mund të largohet jashtë shtetit. Është sekuestruar gjithë dosja e tenderit, nuk ka më asnjë document se cfarë mund të manipulohet. Kemi dorëzuar dosjen. Do t’i drejtohemi Apelit për të ankimuar vendimin”, u shpreh avokati Matlia.
Thoma Gëllçi u vu në pranga pak ditë më parë, në akuzën e “Shkeljes së barazisë pjesëmarrëse në tendera apo ankande publike”. Bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë rreth 87 milionë lekë të reja, tender ky i bërë në datën 9 nëntor të 2018 nga RTSH.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#ThomaGellci#RTSH#TopChannel
Рекомендации по теме