Top Channel/ Pak centimetra larg vdekjes: duke fjetur- i bie meteori në jastëk pranë kokës!

preview_player
Показать описание
Një grua kanadeze e shmangu vdekjen për fije, pasi një meteor shkatërroi catinë e banesës së saj dhe i ra në jastëk në kokën që po flinte gjumë. Shumë njerëz kishin dalë të shihnin fenomenin qiellor pran liqenit Louise në Kanada, por Ruth Hamilton ishte në shtëpi në gjumë të thellë, kur u zgjua e tmerruar nga një zhurmë e fortë dhe vuri re një re pluhuri në dhomë. ““U ngrita, ndeza dritën dhe s’po kuptoja asgjë se çfarë kishte ndodhur. Papritur, pashë një gur të zi në jastëkun tim. Mora në telefon policinë dhe ata erdhën menjëherë”, tha Ruth. Fillimisht ishte menduar se mos guri qe pasojë e njërit prej shpërthimeve që një kompanie vendase po kryente në një kanion aty pranë. Më vonë, u konfirmua se bëhej fjalë për një metetor. Hamilton shpëtoi pa asnjë lëndim, ndërsa tha se do t`ua ruajë nipërve dhe mbesave objektin qiellor.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Besoni ne Allah te gjith se Allahu eshte 1 se nuk ka per veq Allahuti qofshim fal ati

krasniqierjon
Автор

Shite gurin tani se do behesh milionere

yourfavboy