Top News- Basha do të dorëzojë kandidaturën/ Një ditë para përfundimit të afatit, vetëm një kandidat

preview_player
Показать описание
Data 20 qershor shënon edhe afatin e fundit për dorëzimin e kandidaturave për kryetar partie në PD zyrtre. Një ditë para përfundimit të këtij afati, publikisht është shfaqur vetëm një kandidaturë, ajo e Gjergj Hanit. Nga ana tjetër ende nuk dihet nëse emri i tij i plotëson kriteret dhe është pranuar apo jo nga Komisioni Zgjedhor, i cili ndonëse i propozuar ditë më parë, pritet të legjitimohet nesër në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, që do të mbahet në orën 12:00 në një nga hotelet e kryeqytetit.
Pavarësisht rikthimit të tij në politikën aktive dhe retorikës si kryetar partie Lulzim Basha, ende nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën e tij, teksa është kundërshtuar nga shumë prej deputetëve të grupit parlamentar. Burime bëjnë me dije se vetë ish-kryedemokrati pritet që të dorëzojë të martën kandidaturën pranë komisionit Zgjedhor, i cili është ende në pikëpyetje nëse do të arrij të legjitimohet nga Këshilli Kombëtar. Ky i fundit i përbërë prej më shumë se 350 anëtarësh, do të duhet të plotësojë kuorumi për të qenë një mbledhje vendimmarrëse.
Nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi është shprehur se nuk do të pranojë një garë në shkelje të Statutit, teksa pavarësisht shkeljeve të bëra sipas tij dhe tentativave për të marrë kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm, përshëndeti vendimin e Kryesisë për thirrjen e Këshillit Kombëtar, si organi më i lartë që miraton Komisionin zgjedhor si hap për organizimin e zgjedhjeve.
Ndërkohë ndonëse sipas vendimit të kryesisë brenda datës 12 qershor duhet të ngriheshin grupet e punës për evidentimin e anëtarësisë, këto grupe janë ngritur më 15 qershor.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Basha#Kandidatura
Рекомендации по теме