Top News – I ndodh atëherë kur nuk e priste!/ Arbër Çekaj, në listën e regjimit ’41 Bis’

preview_player
Показать описание
Listës së personave të izoluar në regjimin “41 Bis” i është shtuar dhe Arbër Çekaj. Në këtë regjim janë izoluar të gjithë personat e arrestuar të cilët cilësohen të rrezikshëm. Çekaj është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi atij i janë kapur 613 kg kokainë në portin e Durrësit. Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe prokuroria me gjykim të shkurtuar ka kërkuar 14 vite burg për të.
Në muajin gusht, ai tentoi së bashku me Fatmir Pjetrin që të arratiseshin nga burgu 313, por kjo tentativë rezultoi e dështuar.
Pak orë më parë u bë publik lajmi se në regjimin “41 Bis” janë futur gjithashtu dhe 3 emra të tjerë të njohur në botën e krimit Aleksandër Llanaj, Redian Rraja dhe Fatmir Pjetri.
Ky ligj ka hyrë në fuqi në janar të 2019-ës. Regjimi “41 Bis” është qëndrimi prej një periudhe deri në një vit në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë, pa takime, pa kontakt me botën jashtë dhe pa të drejtë të televizionit në dhomë, ashtu sikurse çdo telefonatë me të afërmit do të jetë e përgjuar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#ArbërÇekaj#Burg#TopChannel
Рекомендации по теме